E përplas makina, rëndë në spital motoristi

E përplas makina, rëndë në spital motoristi
Një person ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas përplasjes së motorit me të cilin udhëtonte nga një autoveturë.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur sot pasdite në lagjen 24 Maji të Vlorës kur një automjet tip “Audi” ka goditur një motor.

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spital dhe bluzat e bardha deklarojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe me rrezik për jetën.

Uniformat blu kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës drejtuesin e autoveturës.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: