Dyshohej se trafikonte drogë, shqiptari kapt me shumë euro false në banesë

Dyshohej se trafikonte drogë, shqiptari kapt me shumë euro false në banesë
Karabinierët arrestuan për posedim të eurove të falsifikuara shqiptarin R.C., 42 vjeç.

Ata e ndoqën për disa orë shqiptarin pasi dyshonin se transportonte drogë dhe kur e ndaloi i dyshuari u shfaq shumë nervoz.

Nga kontrolli atij iu gjetën 20 euro false dhe më pas në shtëpinë e tij në Montesilvano kanë  gjetur të fshehura edhe 143 kartëmonedha false një shumë totale prej 2880 euro si edhe shumën e 4,400 eurove të vërteta që dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm.

/l.k./

Marrë nga www.asipress.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: