DUKURIA/ Popullsi që vetëm po plaket, jo që po lind

DUKURIA/ Popullsi që vetëm po plaket, jo që po lind
Të moshuarit në Shqipëri paraqesin nga viti në vit tendencë në rritje.

Këtë e ka pohuar raporti më i fundit i Institutit të Statistikave “Shqipëria në shifra”, duke sqaruar se teksa grupmosha 60-79 vjeç në 1 janar të 2001, përbënte rreth 10% të popullsisë gjithsej, në 1 janar të 2017-ës zuri deri 17% të saj.

“E njëjta dukuri vërehet për grupmoshën 80 vjeç e lartë, e cila zinte vetëm 1.3% të popullsisë gjithsej në 2001, ndërsa më 2017 zë 2.4%”, - shtoi INSTAT-i.

Duke argumentuar se ulja e numrit të të rinjve dhe rritja e numrit të të moshuarve - plakja e popullsisë - vjen si pasojë e uljes së lindshmërisë, por edhe rritjes së jetëgjatësisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: