Drogë me flamur kuqezi në Francë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Drogë me flamur kuqezi në Francë, dyshohet se vinte nga Shqipëria
Autoritetet franceze kanë sekuestruar pak kohë më parë një sasi prej 104 kg kanabis dhe 984 gr heroinë të pastër që dyshohet se vinte nga Shqipëri dhe arrestuan një azilkërkues shqiptar i cili kishte çelësat e banesës ku u kap droga.

Dyshohej se bëhet fjalë për një organizatë kriminale.

Apartamenti në adresën 42 Avenue Berthelot në Lyon (7) shërbeu si një bazë logjistike për trafikantët shqiptarë të drogës. Fitimet mujore të trafikantëve arrinin 10 000 euro nga trafiku i heroinës.

Shqiptari i arrestuar, një azilkërkuesi që kishte çelësat, u dënua me tre vjet burg.

Trafikantët duke imagjinuar  se policia nuk do të kërkonte sërish në të njëjtën adresë, vazhduan aktivitetin.

Policia e survejonte apartamentin dhe ndërhyri duke konfiskimi një sasi rekord kanabisi dhe heroine me një vlerë tregu një milion euro.

Sipas mediave franceze, policia kishte informacion se apartamenti po përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar.

Ata shfrytëzuan mungesën e tij për të sjellë në zonë një qen të specializuar në nuhatjen e narkotikëve, i cili qëndroi përpara derës së banesës.

Në apartament, policia gjeti 104 kg kanabis dhe 984 g heroinë të pastër. Kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Shqiptari u ndalua pas 96 orësh, por gjatë marrjes në pyetje ai nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët e tij.

/l.k./

Marrë nga www.leprogres.fr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: