Droga në Igumenicë, zbardhen identietet e 3 trafikantëve shqiptarë

Droga në Igumenicë, zbardhen identietet e 3 trafikantëve shqiptarë
Publikohen emrat 3 shqiptarëve që u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike pas kapjes së më shumë se 128 kg kanabis sot në orët e para të mëngjesit në dy operacione të veçanta në Petoussi dhe Drimitsa Thesprotia, ndërsa

Sipas mediave greke ata janë Renols Mitat Meta, 29 vjeç, lindur në Burrel e banues në Sarandë, Jurgen Vladimir Gjonaj, 24 vjeç dhe Grisild Ajet Qoku, 30 vjeç nga Delvina.

Meta dhe Gjonaj u kapën pas mesnate në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gramë marijuanë.

Ndërsa Grisild Qoku u ndalua në Petusiou, Igumenicë, teksa lëvizte me një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gramë marijuanë.

Në këto operacione u konfiskuan gjithsej 128 kg dhe 280 gramë të kanabisit të papërpunuar, një makinë, e përdorur për të transportuar drogë, një shumë prej EUR 1 370, tre telefona celularë.

/l.k./

Marrë nga www.reader.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: