Donald Lu: I skandalizuar nga mokapja e Balilit, lirimi nga burgu i Lul Berishës, mosvajtja e prokurorëve në gjyqin e Shullazit

Donald Lu: I skandalizuar nga mokapja e Balilit, lirimi nga burgu i Lul Berishës, mosvajtja e prokurorëve në gjyqin e Shullazit
Ambasadori amerikan, Donald Lu gjatë një interviste në "Real Story", thotë se është i skandalizuar që prej dy vitesh nuk arrestohet Klement Balili, ndërsa Lul Berisha lirohet para kohe nga burgu.

”Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”, deklaroi Donald Lu.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: