Do të vazhdojë gjimnazin, I arrestuari për 3.4 milionë eurot në “Toyota” kërkon lirinë

Do të vazhdojë gjimnazin, I arrestuari për 3.4 milionë eurot në “Toyota” kërkon lirinë
Një kërkesë e avokatit për lirimin e klientit të tij për të vazhduar shkollën ka bërë me dhimbje koke gjykatën.

Mbrojtja e të pandehurit Klevi Likës, të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota” në portin e Durrësit pak kohë më parë i ka kërkuar trupit gjykues lirinë me arsyetimin se “dëshiron të vazhdojë shkollën, në vitin e dytë gjimnaz”.

Gjykata pritet të japë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë më 18 shtator.

Klevi Lika u arrestua teksa shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: