Disa trajtime për fytyrë delikate

Disa trajtime për fytyrë delikate
Maska me avokado

Kjo është një maskë e përkryer për lëkurë të thatë, që acarohet nga moti. Përzieni me pirun një avokado të qëruar, shtoni një lugë gjelle vaj ulliri 100% natyral, disa pika vaj bajamesh, lini ose susami (të cilat janë perfektë për lëkurën e thatë). Aplikojeni në fytyrë dhe qafë, mbajeni për 10-20 min. Në këtë mënyrë i keni dhënë lëkurës shumë vitamina dhe antioksidante, të cilat do ta mbrojnë lëkurën nga acarimi dhe tharja.

Maskë me kos

Një kurë shumë e mirë për lëkurë të lodhur. Aplikojeni në fytyrë, një masë kos ose gjalpë (duke shmangur zonën e syve) për 10-15 min. Relaksohuni, pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Kjo maskë rinon, zbut lëkurën, stabilizon pH duke e mbrojtur nga ndikimet negative të ajrit.

Maskë me vezë

Një e bardhë veze është perfekt për lëkurë me yndyrë. Shpërndajeni një të bardhë veze nëpër fytyrë, lëreni për 30 min dhe shpëlajeni me ujë. Maska do rifreskojë, tonifikojë lëkurën dhe do të bëjë që ajo të duket më e shëndetshme se më parë.

Maska me tërshëre

Kjo është një kurë fantastike, për lëkurën e dëmtuar nga të ftohtët. Përzieni një masë të barabartë me tërshërë, mjaltë dhe një të verdhë veze. Mbajeni në fytyrë për 20 min, shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me kujdes. Pas kësaj, lëkura do ndihet e freskuar, e butë, e shëndetshme dhe e mbrojtur.

Maska me banane

Përzieni një banane me kos të freskët dhe aplikojeni këtë masë të mrekullueshme, nëpër gjithë fytyrën. Mbajeni për 30 min. Do të zbusë lëkurën, do e ushqejë dhe hidratojë, sa herë të keni nevojë, dhe do t’u bëjë ta harroni të ftohtin dhe ashpërsinë që dëmton lëkurën.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: