Dieta me kunguj, si të humbisni 8 kilogramë për vetëm 2 javë

Dieta me kunguj, si të humbisni 8 kilogramë për vetëm 2 javë
Ky regjim dietik zgjat dy javë dhe në atë periudhë mund të dobësoheni gjashtë, madje edhe deri në tetë kilogramë dhe ju mundëson të humbni në peshë, por edhe do ta pastroni organizmin e përtërini trupin.

Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore. Vetëm një gjysmë filxhan kungull ju jep 5 gramë fibra. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë dhe shëndetin gastrointestinal.

Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale. Kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur të gjitha në tulin e kungullit. Farat e kungullit janë mjaft organike dhe ushqyese për trupin. Ato janë një burim natyror i vitaminës E, hekur, magnez, kalium, zink dhe acide yndyrore esenciale.

Gjatë dietës secili vakt duhet të merret me kohë të saktë. Në dietë përfshihen zemrat, që përbëhen nga frutat, çaj ose kafe pa sheqer, ujë mineral.

Dita e parë:

Mëngjesi : Kungull me karota dhe lëng limoni, qull nga kungulli me drithëra shtesë, (oriz, elb)

Dreka: Supë me perime dhe kungull (speca, karota, qepë, një sasi të vogël patate, perime me gjethe të gjelbër dhe vaj bimor)

Darka: Kungull të pjekur në furrë.

Dita e dytë:

Mëngjesi: Sallatë kungulli, qull

Dreka: Pure kungulli, supë me perime

Darka: Fruta sipas dëshirës.

Dita e tretë:

Mëngjesi: Qull kungulli, sallatë me perime

Dreka: Supë me perime (pa patate)

Darka: Dy feta bukë të thekur dhe sallatë kungulli me ananas.

Dita e katërt:

Mëngjesi: Qull nga kungulli, sallatë me perime

Dreka: Supë me perime dhe spec të ëmbël

Darka: Turli pa mish (kungull, perime dhe kërpudha)

Përsëriteni menynë edhe në ditët e tjera duke e alternuar atë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: