Dieta me kumbulla të thata

Dieta me kumbulla të thata
Kjo dietë bën pjesë në grupin e dietave “të shpejta” dhe “të shkurta”. Pra, hyn në grupin e dietave që përdoren vetëm disa ditë, sipas nevojës, kur doni të vishni një veshje që ju rri ngushtë, jeni të ftuar në një dasmë ose aktivitet të rëndësishëm, si dhe kur doni të ndjeheni më e lehtë në lëvizje, pas një shtimi peshe, jo shumë të madhe. Dieta me kumbulla të thata është për ata që dëshirojnë të humbasin 2 – 3 kg për disa ditë dhe është mjaft e thjeshtë për t’u zbatuar.

Kjo dietë rekomandohet vetëm për persona plotësisht të shëndetshëm, për një periudhë jo më të gjatë se 3 deri 5 ditë. Gjatë kësaj diete, është i patjetërsueshëm aktiviteti fizik, për çdo ditë, me kohëzgjatje prej 15 – 20 minuta. Nëse mbani dietën në mënyrë të rregullt, mund të humbisni 1 kilogram në ditë.

Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin dhe ju mbrojnë nga shumë sëmundje. Janë të dobishme kundër kapsllëkut dhe janë efikase edhe si mbrojtëse kundër kancerit. Ato jo vetëm që e mbrojnë trurin nga radikalet e lira, por ndikojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve kronike, sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. Kumbullat e thata përmbajnë substancën e quajtur thartirë neoklorogjenik edhe klorogjenike. Studimet e shumta kanë treguar se, këta fito-ushqyes ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të qelizave, sidomos kur flitet për oksidimin e dhjamit në organizëm. Meqë të gjitha membranat e qelizave tona, duke përfshirë edhe qelizat trunore, përbëhen nga yndyrat, atëherë dobia e kumbullave të thata është e shumëfishtë. Ato parandalojnë edhe diabetin e tipit 2, ulin kolesterolin dhe parandalojnë mbipeshën.

Dieta

Mëngjesi: 6 kumbulla të thata;

Paradrekja: 1 mollë;

Dreka: 1 vezë e zier dhe 1 copë mish rreth 150 gr, sipas dëshirës (mish i kuq ose i bardhë);

Pasdreka: e njëjtë si në drekë;

Darka: 1 gotë kos.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: