Dieta anti-celulitit

Dieta anti-celulitit
Gjëja e parë dhe më e dobishme që duhet të bëni për të luftuar celulitin është të lexoni etiketat me kujdes. Shpesh, produkte që reklamohen si ‘light’, pa konservues shtesë, në të vërtetë përmbajnë sasi të konsiderueshme sheqeri apo kripe.

Mirëmëngjesi Detox

Për të evituar fryrjen e barkut dhe për të qëndruar të hidratuar, niseni mëngjesin me një gotë ujë të vakët me lëng të freskët limoni. E pasur me minerale, ky lëng ka veti baktericide dhe antiseptike. Të kujdeseni për një hidratim të saktë është zakon më i mirë i mëngjesit në rast se dëshironi të largoni celulitin. Uji largon toksina dhe ndihmon në zgjimin e metabolizmit, ndihmon për të mbajtur lëkurën të pastër dhe të ndritshme, lufton gjithashtu urinë.

Ndal!

Kushtojini vëmendje ‘krizës’ për sheqer. Brumërat, sheqeri dhe alkooli të ngopin… për momentin! Kur konsumoni këto produkte, trupi do kërkojë më shumë ushqim dhe kilet do të marrin kot. Mëso të gjesh një alternativë të shëndetshme që mund të të ngopë. Ndrysho menunë dhe gjej aleatë të tjerë në kuzhinë. Bëhu e fortë dhe këmbëngulëse luftën me dietën.

Mëngjesi

Konsumoni një mëngjes me bazë fruta të freskëta, ujë, vitamina dhe kripëra minerale, ideale për të luftuar vapën dhe që ndihmon mikroqarkullimin. Pritini frutat në copëza të vogla dhe në vend të sheqerit shtoni lëng grejpfruti ose luleshtrydhe së bashku me disa lugë kos me yndyrë. Ose thyeni disa copa arra, bajame dhe lajthia, shtojini kos me një copë të vogël çokollatë të zezë dhe mjaltë.

Dreka dhe darka

Për të ulur ‘krizat’ e sheqerit ulni konsumin e produkteve industriale, bukë dhe makarona me miell të rafinuar të bardhë, ëmbëlsirat dhe … karamelet! Kur keni momente urie akute, mbani në çantën tuaj një banane, që është e pasur me kalium, dhe një grusht fruta të thata. Fokusohet në drithërat. Orizin? Zgjidheni integral.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: