Dialogu Kosovë-Serbi, Pacolli kërkon praninë e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve

Dialogu Kosovë-Serbi, Pacolli kërkon praninë e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve
Në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë e pranishme edhe Tirana zyrtare.

Ka qenë ky mendimi i shprehur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Kam kërkuar që Shqipëria të mos jetë duarkryq në këtë proces por të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë. Synimi ynë është dialogu me Serbinë. Shqipëria të jetë aty. Nëse mundet BE të jenë prezent dhe SHBA pse jo Shqipëria?!”, ka thënë ministri.

Deklarata e Pacollit është bërë përpara gazetarëve të pranishëm.

Kosova dhe Serbia ka kohë që kanë nisur bisedime për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por ato kanë patur oscilacione të vazhdueshme. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: