Deri më 2023 është i Napolit, “blindohet” Elseid Hysaj 

Deri më 2023 është i Napolit, “blindohet” Elseid Hysaj 
Pas ndeshjeve të Kombëtares disa futbollistë kuqezi do të nisin një eksperiencë e re me klubet e reja, por lojtari që pritej të kryente lëvizjen me të bujshme, Hysaj, ka rinovuar edhe për 3 vite të tjera   

Aranit Muraçi

Me mbylljen e dy ndeshjeve zyrtare të Kombëtares shqiptare, kuqezinjtë janë shpërndarë nëpër klubet e tyre, por disa prej tyre duhet ta nisin një eksperiencë të re. Nuk pati lëvizje të bujshme, ku u përfol gjatë gjithë verës ajo e Elseid Hysajt.

Grezda

Mesfushori Eros Grezda, i dëmtuar, i është bashkuar Glasgow Rangers. Ai ndoqi kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit në humbjen 2-0 me Skocinë. Grezda mund të cilësohet lëvizja e më e bujshme e verës sa i përket merkatos kuqezi. Mesfushori la Osijek për të provuar një eksperiencë të re në Skoci, pasi kaloi për 2.5 mln euro, duke nënshkruar një kontrate 4-vjeçare me Rangers, ku pret të debutojë në ndeshjet e ardhshme.

Mavraj

Mërgim Mavraj pret të kalojë te Aris në Greqi. Mbrojtësi luajti vetëm disa minuta në ndeshjen kundër Izraelit dhe qëndroi në stol ndaj Skocisë. Trajneri nuk i besoi një vend në formacion, për faktin se Mavraj pas divorcit me Hamburg, nuk është aktivizuar. Tek Aris mbrojtësin e pret Migjen Basha, mesfushori tjetër kuqezi që kaloi në radhët e ekipit të Selanikut. Të dy lojtarët bëhen pjesë e klubit të Aris me parametra zero. Këto mund të konsiderohen edhe lëvizjet më të bujshme të kuqezinjve gjatë verës, pas atyre të Kristal Abazaj e Sidrit Guri, dy futbollistë të kampionatit shqiptar, që kaluan në kampionatin belg respektivisht për një shifër nën 1 milion euro. Pritej që lëvizja më e bujshme e merkatos së verës të ishte ajo e mbrojtësit Elseid Hysaj, i cili mbajti shiritin e kapitenit ndaj SKocisë.

Hysaj

Hysaj lakohej për t’iu bashkuar ekipeve elitare të Premier League, për një shifër rekord mbi 50 mln euro. Chelsea që drejtohet nga ish-trajneri i tij që e promovoi te Napoli e Empoli si futbollist, dukej më pranë mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, por me mbylljen e merkatos Napoli pret të rinovojë kontratën me mbrojtësin shkodran, deri në vitin 2023. Sipas “La Gazzetta dello Sport” “Hysaj (që ka një klauzolë në kontratë për në 50 mln euro në rast se largohej jashtë) pritet të rinovojë deri në vitin 2023. Në kontratën e re e mbrojtësi kuqezi do të përfitojë 2.6 mln euro plus bonueset gjatë një sezoni. Me ardhjen e Carlo Ancelotti në stolin e Napolit, Hysaj ka ruajtur vendit e titullarit dhe pas rinovimit të fundit, ai të paktën edhe për 5 sezone ka të garantuar fanellën e Napolit.

 

Hysaj bëhet i pasur, garancia e kontratës së re: 15 milionë euro

Për pesë sezone Elseid Hysaj ka të garantuar në kontratën e re që do të rinovojë me Napolin plot 15 milionë euro të ardhura. Kjo është paga e një futbollisti cilësor në kampionatet elitare, dikur ëndërr për futbollistët shqiptarë. Mbrojtësi shkodran, e cili nisi karrierën në Itali, pavarësisht të ardhmes, ka të garantuar një shifër të tillë. Futbolli në klube të mëdha, sidomos në ligat kryesore të Europës, sjell të ardhura të mjaftueshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: