Denoncimi i PD-së: Lidhje e Qeverisë me mafian e lojërave të fatit, ja dy kompanitë e Agron Xhafajt

Denoncimi i PD-së: Lidhje e Qeverisë me mafian e lojërave të fatit, ja dy kompanitë e Agron Xhafajt
Partia Demokratike ka denoncuar dy kompani të lojërave të fatit si të lidhura me mafian qeveritare.

Sipas deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, bëhet fjalë për një lidhje të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.

“E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre”, tha deputeti Enkelejd Alibeaj.

Deputeti tha se dy bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, janë sot pronarë të dy kompanive të basteve, njëra prej të cilave ndër më të njohurat në vend.

“Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë reale të Agron Xhafajt mbi këtë kompani”.

Deputetët e PD-së thanë se, në vend që këto kompani të sekuestroheshin, ato kanë shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit gjatë pesë vjetëve të fundit.

Një ditë më parë, nga Durrësi, kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, kishte premtuar publikimin e “fakteve tronditëse” për lidhjet e mafies qeveritare me industrinë e bixhozit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: