Çiftet më “të nxehta” të pushimeve 2018 sipas horoskopit

Çiftet më “të nxehta” të pushimeve 2018 sipas horoskopit
Nëse jeni një Luan i zjarrtë, një Gaforre e ndrojtur, një Virgjëreshë që llogarit gjithçka, një Shigjetar aventurier, një Binjak i shpërqendruar apo jeni të shenjës së Peshqve dhe jeni të gatshëm për t’u dashuruar, ja të rejat që ju presin pas verës së nxehtë. Këtë verë çdo shenjë horoskopi mund të ketë gjetur partnerin që i përshtatet më shumë. Jeni gati të zbuloni kush ishin çiftet më të nxehta të pushimeve?

  1. Luani dhe Binjakët: Çifti që lëshon shkëndija

Karakteri i zjarrtë i Luanit do të ndezë shqisat e Binjakëve, ndërsa Luani do të mahnitet nga inteligjenca e binjakëve. Takimi mes këtyre dy shenjave do të jetë pak të thuhet intrigues dhe pasioni do të lindë shumë shpejt nga të dyja palët. Por Binjakët duhet të kenë kujdes t’i kujtojnë Luanit që është gjithmonë numri 1, në të kundërt lidhja nuk do të zgjasë më shumë se deri në përfundim të pushimeve, por ndërkohë aventura pasionante është e sigurtë.

  1. Dashi dhe Ujori: Çifti i eksploruesve

Dashi dhe Ujori janë dy eksplorues të mëdhenj, plot kuriozitet, gjallëri intelektuale dhe dëshirë për të zbuluar botën… Ka shumë mundësi që këtë verë rrugët e këtyre dy shenjave të kryqëzohen dhe të lindë menjëherë mes tyre shkëndija e parë.  Ky çift jo vetëm që do të përjetojë një tërheqje të fortë fizike, por do të ndajë ëndrrat, projektet që ndoshta nuk do të realizohen kurrë, por që do të mbajnë ndezur zjarrin e pasionit. Këto projekte mund të realizohen në vjeshtë, por kjo nuk ka rëndësi, e rëndësishme për Ujorin është që di të jetojë momentin.

  1. Peshorja dhe Shigjetari: Çifti që di si të argëtohet

Peshorja dhe Shigjetari këtë verë sigurisht që patën shpirtin e festës. Dy shenja kaq sociale, plot me dëshirë për t’u argëtuar, të rrethuar nga miqtë nga çdo anë e globit, u bënë mbreti/mbretëresha e plazhit. Lidhja e tyre do të jetë plot me pasion, bashkëpunim dhe të qeshura, në kërkim të aventurave dhe jetës së bukur. Vetëm me ardhjen e vjeshtës mbetet për t’u parë nëse lidhja e tyre do të zgjasë, edhe në periudhën e trishtuar të zyrës. Mërzia mund t’i çojë lehtësisht në tradhti të dyja palët.

  1. Demi dhe Gaforrja: Çifti që pëlqen të llastohet

Takimi mes Demit dhe Gaforres, jo vetëm që u favorizua nga yjet këtë verë, por ishte një prej pak takimeve mes shenjave të zodiakut që është i destinuar të zgjasë edhe pas pushimeve. Bëhet fjalë për dy shenja që kompletojnë plotësisht njëra-tjetrën. Demi edhe në “arratisjet” verore do ta bëjë Gaforren të ndihet i/e sigurt dhe i/e mbrojtur dhe është e vështirë që Gaforrja të heqë dorë nga kjo ndjesi pasi ta ketë provuar. Pasioni do të shpërthejë ngadalë mes tyre buzë detit dhe do të përfundojë me një darkë, në restorantet më të mira të zonës. Këto dy shenja po që dinë ta llastojnë veten!

  1. Virgjëresha dhe Peshqit: Çifti që ka tërheqje të madhe

Dhe ja këtu dy shenja të kundërta në zodiak, që pasi u takuan këtë verë, rrezikuan të tërhiqen si me magnet. Në atmosferën e pushimeve Virgjëresha do të jetë më e butë se zakonisht dhe Peshqit do të mahniten nga sharmi i saj/ i tij. Kush më mirë se Peshqit mund të nxjerrë në pah anën “hot” të një Virgjëreshe? Netë pasioni poshtë yjeve gjetën gjatë pushimeve këto dy shenja, me shpresën që zgjimi të mos zbulojë shumë shpejt diferencat e mëdha në karakterin e tyre.

  1. Bricjapi dhe Akrepi: Çifti i “errët” i horoskopit

Akrepi dhe Bricjapi janë dy shenja të errëta të zodiakut, që po u takuan mes tyre do të shpërthejë një pasion i zjarrtë.  Bricjapi do të këmbëngulë në të tijën, pa ditur ta bëjë joshjen e Akrepit akoma më ekzaltuese, por në fund Akrepi do të ulë barrierat mbrojtëse dhe lidhja mes tyre do të jetë pak të thuhet e zjarrtë.  Përveç tërheqjes seksuale, ata do të kuptohen aq mirë, saqë ka mundësi që ta vazhdojnë më gjatë historinë e tyre.

*përkthyer nga www.alfemminile.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: