CEREMONIA/ 20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe heroit të demokracisë

CEREMONIA/ 20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe heroit të demokracisë
Dje u mbushën 20 vite nga e ashtuquajtura “vrasja e shekullit”, atentati ndaj Azem Hajdarit. Dhe në nderim të kësaj dite, u zhvilluan disa homazhe dhe aktivitete, të organizuara prej Partisë Demokratike dhe familjarëve të të ndjerit.

Ndërkohë që socialistët u përfaqësuan nga ministri Pandeli Majko.

Nga ana tjetër, i pranishëm në homazhet për nder të Azem Hajdarit, teksa ka sqaruar pjesëmarrjen, ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi ka pohuar se ardhja e tij nuk lidhej as me Lulzim Bashën, dhe as me atë që ai e konsideron partinë e tij.

“Partia Demokratike sot është më keq se para 20 viteve dhe kjo për faj të gafave të Lulzim Basha”, ka komentuar ai, duke adresuar kritika ndaj liderit aktual të kësaj force politike.

“Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë lidhje me historinë moderne të vendit. Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si demokratë”, ka thënë gjithashtu Patozi.

Nga ana tjetër, vajza e Azem Hajdarit, tashmë deputete e Kuvendit, Rudina Hajdari, është shprehur se atë që babai i tij e bëri në ato vite politikë, të tjerët nuk po i bëjnë dot për vite të tëra.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: