Buxheti 2019, qeveria u nis sinjalet e para për monitorim vendorëve

Buxheti 2019, qeveria u nis sinjalet e para për monitorim vendorëve
Afrimi i fundvitit tashmë i ka angazhuar strukturat e financave shqiptare në përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm 2019 dhe në këtë proces duket se nuk do të përfshihen as edhe vendorët. Madje, atyre u kërkohet që të shkojnë edhe më larg, duke marrë masat për përgatitjen e buxhetit afatmesëm.

Kështu, përmes një vendimi të posaçëm, të publikuar tashmë edhe në fletoren zyrtare, ajo u paraqet kërkesën drejtuesve të pushtetit vendor që të nisin punën për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve që duhet të ndiqen në procesin e hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

“Programi Buxhetor Afatmesëm vendor ka për qëllim të bëjë të zbatueshëm planin strategjik të zhvillimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore për një periudhë trevjeçare”, sqaron mes të tjerash ministria e Ekonomisë dhe Financave lidhur me një fakt të tillë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: