Burrel/ Merr flakë banesa në katin e parë, në panik 50 familje

Burrel/ Merr flakë banesa në katin e parë, në panik 50 familje
Kati i parë i një pallati në qytetin e Burrelit, në të cilin nuk banonte njeri, u përfshi nga flakët mesditën e sotme.

Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

Zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm-shkruan News Bomb.

Dyshohet  që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpiake të papërdorshme.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: