BSH: Fasonët, 200 milionë euro të ardhura në buxhet

BSH: Fasonët, 200 milionë euro të ardhura në buxhet
Ekonomia shqiptare përfitoi 520 milionë euro nga shërbimet e eksportuara, në gjysmën e parë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pjesën kryesore të të ardhurave e zunë sektorët: turizmi dhe fasoneria, më pas vijnë shërbimet që lidhen me përpunimin e mallrave, ato call center, si edhe ato të teknologjisë së informacionit për kompani të huaja.

Konkretisht, sektori i fasonëve kryeson me 200 milionë euro të ardhura në buxhet, ndërkohë që të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve jashtë vendit u rritën me 35%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ai është i përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë, por, në vitet e fundit, ka një zgjerim të spektrit të produkteve që prodhohen në Shqipëri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: