Braktisi PD-në pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Berisha...shpjegohet Greta Koçi!

Braktisi PD-në pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Berisha...shpjegohet Greta Koçi!
Në qeverisjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ajo ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Greta Koçi ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku treguar për herë të parë edhe arsyet se pse u largua nga PD, pasi forca e saj politike ra nga pushteti.

“Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”.

Pyetur nëse ikur sepse Berisha dha dorëheqjen, Koçi tha se nuk ishte kjo arsyeja, por ju duk i mjaftueshëm një mandat.

“Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”, tha këngëtarja.

Ajo gjithashtu pranoi se është takuar me kryeministrin aktual Edi Rama, nga takimi më të cilin shtoi se i ka lënë një impakt pozitiv.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: