BB: Shqipëria, ende ndër vendet e fundit për investimet e huaja

BB: Shqipëria, ende ndër vendet e fundit për investimet e huaja
Vendi ynë vazhdon që të jetë ende ndër të fundit në Evropë, sa i përket aftësisë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore për lidhjet me jashtë në tërësi.

Konkretisht, ajo u rendit në vendin e 87-të, teksa vende të tjera të rajonit, të tilla si Maqedonia apo Bosnja, u renditën para saj, respektivisht në vendin e 74-t dhe të 77-të.

Nga ana tjetër, raporti në fjalë vlerëson se Shqipëria pozicionohet keq edhe në aspektin tregtar, përkatësisht në atë të 80-të, si edhe në atë të emigracionit, vendi i 76-të, apo dhe në lidhjet me linja ajrore etj.

Për të dhënë kështu idenë, se vendi ynë ende nuk gëzon një nivel optimal të lidhjeve që ai krijon në tërësi me rajonin, por edhe më gjerë në aspektin global.

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: