Audio-përgjimi “Xhafaj”, Vasili: Arta Marku mburojë e kryeministrit të paditur, kjo është zgjyrë dhe jo drejtësi

Audio-përgjimi “Xhafaj”, Vasili: Arta Marku mburojë e kryeministrit të paditur, kjo është zgjyrë dhe jo drejtësi
Kreu i grupit të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaron se që nga 11 korriku kryeministri Rama është i paditur në prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

Në një mesazh në rrjetin social Vasili shkruan: “...ai vete perpara grupit parlzmentar te PS deklaroi publikisht: “Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove komprometuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo auto-teknik që synon destabilizimin”.

Në zbatim të ligjit PD dhe LSI iu drejtuan Prokurorisë që të hapë hetim penal ndaj kryeministrit, ndaj Edi Ramës, për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekspertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër në një nga laboratorët më të mirë të botës.

Duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës.

Arta Marku s'ka bere asgjë deri me sot duke u kthyer ne mburoje për Kryeministrin fajtor.

Kjo nuk është drejtësi.

Këtë drejtësi qe vjen ere nuk e beson njeri.

Prandaj kryeprokurorja u zgjodh me 69 vota kundra kushtetutës dhe ligjit për te mbrojtur me çdo mjet e me çdo kusht ata qe e zgjodhën.

Turp!

Fajin e kryeministrit e kupton çdo shqiptar, kryeprokurorja po rendon keqas veten me këtë komprometim te hapur publik ne mbrojtje te kryeministrit.

Sigurisht koha për t’u përballur me këtë përgjegjësi ka ardhur edhe për kryeprokuroren....”

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: