Arrestohet në Vlorë 32-vjeçari i shumëkërkuar, anëtar i bandës së Met Kananit

Arrestohet në Vlorë 32-vjeçari i shumëkërkuar, anëtar i bandës së Met Kananit
Një 32 vjeçar është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Preçizioni".

Në pranga përfundoi Besmir Lupi, i akuzuar si pjesëtarë i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.

I riu është pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që kryente të trafik të sasive të mëdha të drogës të drejtuar nga Met Kanani, i arrestuar kohë më parë në Turqi.

Ndaj Lupit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhrin e arrestit më 11 maj 2018, për trafik droge në bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: