Arrestohet autori i plagosjes së Ylli Berishës, ngjarje e 4 muajve më parë në Shkodër

Arrestohet autori i plagosjes së Ylli Berishës, ngjarje e 4 muajve më parë në Shkodër
Një person i akuzuar për plagosjen e katër muajve më parë në Shkodër u arrestua dhe po pyetet në lidhje me vendndodhjen vëllait të tij bashkautor në këtë ngjarje.

Policia sqaron se u kap dhe ndalua sot Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr. 544, datë 29. 05. 2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dashje, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal, pasi është bashkautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Ylli Berisha, ngjarje kjo e ndodhur më datë 05. 05. 2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: