“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Taulant Balla, rrëfimi i socialistit të orëve të Nanos për Olsin...

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Taulant Balla, rrëfimi i socialistit të orëve të Nanos për Olsin...
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të keq. Ligji për Teatrin u shty për t'u votuar pas dy javësh e pak. Themi lajm i keq, pasi shtyrja e këtij ligji do të vonojë edhe disa që shoku Lulzim Basha të tregojë që është një udhëheqës i rreptë, i aftë që të ndërmarrë, siç ka thënë edhe vetë, revolucion në fillim të shtatorit. E meqë nuk ra llafi te shoku Taulant Balla:

Një ngjarje e rëndësishme ka ndodhur para disa ditësh në qytetin antik të Librazhdit. Atje është përuruar fusha sportive, kuptohet nën kujdesin e veçantë e të kujt tjetër. Të vetë shikut Taulant Balla, që u tregua i gatshëm të bashkëllafoste me ne.

Ja biseda e sinqertë e bërë me këtë socialist të orëve të Nanos.

Antena: Përshëndetje sh. Taulant!

Taulant Balla: Përshëndetje dashamirësve të Partisë dhe Shqipërisë! Siç ju thashë, shoku Olsi Rama m'u lut që ekipi i futbollit ku ai është drejtues, të vijë e të stërvitet te fusha sportive që bëra unë në Librazhd.

Antena: Ju është lutur vetë vëllai i Kryeministrit?!

Taulant Balla: Siç ju thashë! M'u lut. Meqë vetë nuk e ka bërë të mundur të mbajë premtimin që në shtator do bënte e pakta një fushë stërvitore te Rrapi i Treshit, do që të vijnë lojtarët e Partizanit e të stërviten në Librazhd. Tani stërviten në një fushë sporti në Elbasan. "Ne vijmë që vijmë në Elbasan, -më tha Olsi, -pse mos të vijmë e stërvitemi aty te stadiumi që bëre ti?".

Antena: Do t’i lejoni që të vijnë të stërviten aty?

Taulant Balla: Kurrën e kurrës! Nuk kam përse shkatërroj fushën e Librazhdit unë, për paaftësinë e disa personave që s'mbajnë premtimet, qofshin këta edhe me mbiemrin Rama...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: