“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Le të njohim gratë e tjera...!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Le të njohim gratë e tjera...!
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen këtë ditë të fundit të punës javore të administratës, me një lajm të mirë. Opera “Karmen”, do të shfaqet për katër netë me radhë në Pallatin e Kongreseve.

Themi lajm i mirë, pasi jemi të bindur se duke qenë se nuk ka ardhur akoma i ftohti i madh, të pranishmit do kenë mundësi që të jenë të veshur pa pallto.

E meqë s'ra llafi te fëmijët. Ekonomistja jonë simpatike Jona e cila mbulon pagesat, na spiunoi se sa pará japin vendet e ndryshme në vitin 2018, për lindjen e fëmijëve, apo...

Gjermania paguan 194 euro në muaj për fëmijën e parë, si edhe të dytin. Për fëmijën e tretë, shteti jep 200 euro në muaj. Shpërblimi mujor shtohet për fëmijën e katërt, duke shkuar në 225 euro në muaj. Për fëmijën e pestë e më shumë, nuk gjetëm të dhëna, megjithëse folëm me shumë gjermanë me origjinë nga Shqipëria, të regjistruar si kosovarë.  Duam të sqarojmë, se këto pará u jepen prindërve, pavarësisht të ardhurave të tyre mujore. Pra, për ta shpjeguar më thjesht. Të njëjtën shumë përfitojnë familjet me rroga të ulëta dhe të larta. Sqarojmë gjithashtu, se këto ndihma i përfitojnë vetëm ato familje, të cilat kanë të drejtën për qëndrim të përhershëm në Gjermani. E themi këtë gjë, pasi nuk duam që të na thoni që lexuam në gazetën tuaj, që përfitojmë ndihma për fëmijët, ndaj kërkuam azil në Gjermani, familjarisht.

Shkojmë në Turqi, kuptohet pa aeroplanin e sponsorizuar nga qeveria jonë. Në këtë vend, familjes i jepen shpërblim 300 lira turke (45.ca euro) për lindjen e fëmijës së parë, 400 lira (60.ca euro) për fëmijën e dytë. Për fëmijën e tretë dhe në vazhdim, (dihet se turqit bëjnë shumë fëmijë, kështu që vazhdimi është pothuajse i sigurt), jepen 600 lira (90.ca euro). Çdo muaj, prindërit marrin 22 lira (3.ca euro) për çdo fëmijë. Duam të shtojmë këtu një akt të rëndësishëm. Për të përfituar ndihmat mujore për fëmijët, e pakta, njëri prind duhet të ketë punuar së paku katër muaj. Nëse nuk ka gjetur dot punë në Turqi, ne i ftojmë të vijnë në vendin tonë. Për të përfituar këto, së paku një prind, duhet të jetë shtetas turk. Pra, edhe nëse mamaja është shqiptare, por e martuar me turk, familja përfiton ndihmë për fëmijët.

Me këtë nuk duam të shtyjmë, por as edhe të stepim vajzat tona që të vazhdojnë të martohen me turq.

Mbretërinë e Bashkuar, jepen 20.ca paund në javë, (23.ca euro) për fëmijën e parë. Kjo ndihmë përfitohet nga fëmija deri në moshën 16 vjeçe. Kur fëmija është akoma në shkollë, ndihmat i merr deri në moshën 20 vjeçe. Për familjet me shumë fëmijë, për fëmijën e dytë dhe të tjerët, jepen 13.ca pand në javë, (15.ca euro), shtesë, mbi 23.ca euroshin.

Irlanda jep një shpërblim fiks prej 140 euro në muaj për çdo fëmijë, deri më moshën 16 vjeçe, apo 18 vjeçe kur është akoma në shkollë.

Danimarka u jep prindërve ndihma për çdo fëmijë, deri në moshën që ata mbushin 17 vjeç. Në këtë vend, llogaritë e ndihmës kanë lidhje me të ardhurat familjare. Çdo fëmijë merr 4500 korona (600.ca euro), e ndarë në 4 muaj. Për fëmijët me prindër me rroga më të larta, ndihma pothuajse përgjysmohet. Ata prindër që të ardhurat familjare i kanë mbi 102.ca euro, përfitojnë ndihmën e zvogëluar.

Spanja gjithashtu jep shpërblime fëmijët. Në këtë vend, shpërblimi varet nga numri i fëmijëve që ka familja. Nëse ka dy fëmijë, përfiton një shpërblim, katër herë më shumë se rroga minimale mujore, që është 735.90 euro. Për familjet me tre fëmijë, pagesa është tetë herë më shumë dhe për familjet me katër fëmijë, 12 herë. Nuk kemi të dhëna për familjet me pesë fëmijë, e më tej.

Rusia, ka vite që ka vendosur shpërblimin për lindjen e fëmijëve. Prindërve ju jepen 453 mijë rubla, për lindje (5800.ca euro). Ndërkohë që jepen 20-200 euro në muaj. Shuma e dhënë është e ndryshme, në obllaste (rajone) të ndryshme.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Falënderojmë kolegët tanë: https://www.euronews.com/2018/08/17/which-country-has-the-highest-child-benefits-available-to-foreigners-

Shpërndajeni me miqtë tuaj: