Ambasadori amerikan përshëndetet me politikanët, përgatitet për të lënë Shqipërinë

Ambasadori amerikan përshëndetet me politikanët, përgatitet për të lënë Shqipërinë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka nisur një seri takimesh me politikanët më të rëndësishëm në Shqipëri.

Pas takimit me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ish- ish-kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, paraditen e sotme ai ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për t’u përshëndetur edhe me Lulzim Bashën.

Ambasadori Lu ka përfunduar mandatin në Shqipëri dhe këto ditë pritet largimi i tij nga vendi ynë.

Donald Lu ka marrë të njëjtën detyrë në Kirgistan. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: