Alketa Vejsiu guxon më shumë

Alketa Vejsiu guxon më shumë
Nuk mbahet mend se sa shumë vite ka Alketa Vejsiu në skenë, që kur ishte një vajzë e vogël.

Sot është një nga prezantueset më të njohura në Shqipëri dhe një nënë me dy fëmijë e një biznes të ngritur prej saj në fushën e modës dhe ceremonive.

Por në pamjen e saj të jashtme, edhe në veshjen skenike, ka ruajtur ndër vite një kod limiti në veshjet e saj.

Por me kalimin e viteve duket se ajo ka vendosur të guxojë më shumë.

Kjo u duk edhe gjatë verës me fotot në shtrat por edhe në këtë nisje të stinës televizive ku ky fustan ka një të çarë shumë më të thellë se sa pritej dhe një dekolte të zbuluar dukshëm.

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: