Aksioni i zhvilluar në Nikël të Krujës, zbardhen emrat e 5 të arrestuarve

Aksioni i zhvilluar në Nikël të Krujës, zbardhen emrat e 5 të arrestuarve
Pesë persona janë arrestuar në fshatin Nikël të Krujës pas operacionit të gjerë policor të zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Burime jo zyrtare të prokurorisë bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Lutfi Haka, 67 vjeç, djali i tij, Marklen Haka, 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skender Leza, 34 vjeç, si dhe Valter Bami, 32 vjeç.

Gjatë operacionit të koduar "Forcat e Ligjit", u bënë kontrollet e banesave të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur  Haka dhe Zyber Bami.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm  u gjeten dhe sekuestruan  ne cilësinë e provave materiale:

  1.       Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.
  2.       Nje arme zjarri Revolver "Trident" , me nr 10883.
  3.       28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.
  4.       Tre arme gjahu.
  5.       Nje pushke sportive pleumatike.

Aksioni i Policisë së Shtetit i drejtuar nga kreu i saj Ardi Veliu është finalizuar në orët e para të mëngjesit me shoqërimin e 11 personave, ku vetëm pesë prej tyre janë arrestuar.

Operacioni nisi në orët e para të ditës, në bazë të një plani të mirëorganizuar, me pjesmarrje të Forcave Speciale, RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, dhe për të shmangur cdo tentativë të mundshme arratisje apo dhe për të siguruar prova brenda banesave policia stakoi më parë energjine elektrike.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: