“Air Albania”, avionët me emra të shqiptarëve të shquar, Rama: Përmbushëm një ëndërr

“Air Albania”, avionët me emra të shqiptarëve të shquar, Rama: Përmbushëm një ëndërr
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kompanisë së parë ajrore shqiptare Air Albania, zhvilluar sot në mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

Avioni i kompanisë së parë shqiptare të fluturimeve i quajtur “Lasgushi” , është ulur pak çaste më parë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe u prit me ceremoni të veçantë ku dy zjarrfikëse kanë hedhur ujë.

“Air Albania” kryen nesër fluturimin e provës ndërsa pasnesër pritet të kryejë fluturimin e parë komercial.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni kryeministri Edi Rama tha: “Përmbushim një ëndërr që dukej e pamundur, por që u realizua. Kompaninë ajrore të flamurit kuqezi ‘Air Albania’. Është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një ëndërr prej shumë kohësh. ‘Air Albania’ është një vepër kombëtare. E vërteta është se shteti shqiptar nuk mund të ndjehet plotësisht i rezultuar nëse neglizhon pozicionin e vet në hartën dhe kullat e vendeve ku udhëtojnë shqiptarët. Me kompaninë kombëtarë te fluturimit ne kemi nisur rrugën ndërlidhëse me Evropën, por edhe më tej. Sot falë ‘Air Albania’ ne mund të fluturojmë. Nuk e di si do përkthehet kjo për miqtë tanë, por duhet të fluturojmë me këmbë në tokë”.

Sipas kryeministrit i pari është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që do të bëhen pas një muaji mes Tiranës dhe Stambollit për të filluar me pas me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicia e kompanisë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojë nga Tirana në Nju Jork, Imzt Nolin.

Kryeministri përmendi edhe ankesat e qytetarëve për çmimet e biletave por tha se kjo është kostoja e trashëgimisë dhe se Air Albania është një instrument që kjo situatë të ndryshojë ashtu si edhe ndërtimi i aeroporteve të tjera në vend.

“Unë i dëgjoj kërkesat e shqiptarëve për çmimet e biletave. Janë në të drejtën e tyre që gjithë atë mllef që akumulohet nga kjo grabitje që u bëhet ta derdhin mbi qeverinë dhe ta derdhin mbi mua. Nga ana tjetër kjo është kostoja e trashëgimisë që kemi mbi supe dhe nga e cila po çlirohemi hap pas hapi. Air Albania është një nga instrumentet për t’u çliruar nga kjo trashëgimi me një shërbim dinjitoz dhe çmime konkurruese. Ashtu si ndërtimi i aeroporteve të tjera çon në këtë rrugë”, dekalroi Rama.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: