Agjencia “Moody’s”: Shqipëria, të ketë kujdes me PPP-të

Agjencia “Moody’s”: Shqipëria, të ketë kujdes me PPP-të
Agjencia prestigjioze e vlerësimit të kreditit, “Moody’s” në një njoftim të publikuar së fundi për Shqipërinë, ka pohuar se ekonomia e saj po ecën me rritje.

Por e paralajmëron atë, që të ketë kujdes me koncesionet e llojit Partneritet-Publik-Privat, të njohura si “PPP”.

“Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në forcimin e cilësisë së institucioneve, me reformën në drejtësi një element mjaft pozitiv për të ardhmen e bisedimeve për anëtarësim në union”, citojnë ekspertët e kësaj agjencie. Duke përforcuar projeksionet për rritjen ekonomike në rreth 4% përgjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm.

Nga ana tjetër, “Moody’s” pohon se Shqipëria duhet që të ketë kujdes edhe me energjinë dhe problemet që ajo krijon.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: