10 këshilla mbi dashurinë pas pushimeve

10 këshilla mbi dashurinë pas pushimeve

  • Ndjenja

Rënia në dashuri ndodh, sipas statistikave, mes të rinjve dhe atyre që janë single, në plazh ose në diskotekë. Dashuritë verore në fakt, zakonisht nuk i kalojnë më shumë se dy muaj. Kur je përsëri në qetësinë e shtëpisë tënde është momenti të sqarosh gjëra brenda vetes: merr kohën e duhur për t’u dhënë një emër ndjenjave të tua: hapat e ardhshëm varen sidomos nga kjo.

  • Të më thërrasë ai apo ta thërrasë unë?

Me teknologjitë e sotme është shumë e thjeshtë të mbash kontakt:  mos nxito, lëri kohën e duhur që të marrë hapin e parë. Në këtë mënyrë do të kuptosh nëse më të vërtetë të pëlqen ty. Në qoftë se më vonë ai shfaqet pak iniciator, provo ta kontaktosh me një mesazh. Kërkoji lajme, mbase me detaje, që mos t’ia dalë t’i përshkruajë me një sms. Nëse ju pëlqen do t’ju marrë në telefon.

  • Rimendoje 

Ndjenja mes dy personave shpesh është një ndjenjë e pakapshme dhe instiktive. Sill në mendje momente të veçanta, për shembull kur jeni përshëndetur për herë të parë. Çfarë ndjesish keni pasur? Ishte një lamtumirë jo-eksplicite apo një mirupafshim? Besojini instinktit tuaj dhe kur dëgjoheni në telefon ose në skype, mundohu të lexosh mesazhet joverbale me tonin tënd të zërit, ose në qoftë se shiheni në video chat, gjuha e trupit.

  • Sinqeriteti dhe kujdesi 

Kujdes me bisedat e vështira dhe me deklaratat e shfrenuara të dashurisë: edhe në qoftë se po digjesh nga dashuria, para se të zbulosh ndjenjat e tua bëj një frymëmarrje të thellë dhe arsyeto se cilat ndjenja duhet të shfaqesh. Edhe njëherë bëj kujdes me sinjalet e tua, bëhu empatike, por në të njëjtën kohë bëhu e rezervuar dhe bëhuni më pak të dëshirueshëm.

  • Jo bisedave serioze

Dashuritë e pushimeve janë veçanërisht të shkëlqyera për ndjenjën e butësisë që i shoqëron. Mundohuni ta zgjasni këtë shkëlqim, të paktën edhe për takimet e para pas kthimit. Bisedat serioze dhe impenjimet reciproke mund të presin për më vonë. Ndiq rrjedhën e ngjarjeve, të paktën për disa kohë, pa shumë pritshmëri, por duke shijuar thjesht çastin. Dëshira për një marrëdhënie intensive nuk e bën më të lehtë që ta konkretizosh atë. Ta jetosh me kënaqësi momentin është një emocion i bukur dhe rrit koleksionin e momenteve të bukura të kaluara së bashku.

  • Ndërto vetëvlerësimin tënd

U ktheve nga pushimet me një histori të kënaqshme?  Është një injektim i vërtetë i vetëvlerësimit, që të ndihmon të ndihesh e dëshiruar, e dashur dhe më e bukur. Mos e humbisni këtë valë pozitive dhe shfrytëzojeni për t’i dhënë një dinamizëm të ri jetës së përditshme. Ose një ndryshim shikimi, gjej një hapësirë për pasionet e tua, dedikojuni një hobi të ri: kthimi në punë do të duket më i lehtë.

  • Kohë e lirë

E parandaloni veten nga rënia në rutinën e përditshme: në shtator ditët janë ende të gjata dhe klima është verore. Shfrytëzojeni muajin për t’u ndjerë akoma si me pushime. Shko në kinema, tako miqtë, ec me biçikletë ose noto në pishinë: ku i dihet, mund të bësh edhe një takim të ri, këtë herë dy blloqe jashtë shtëpisë.

  • Sintonia

Kultivimi i një marrëdhënieje kalon nëpër gjestet e vogla ditore. E ndjeni dashurinë tuja të verës, por pa e ekzagjeruar, merrni rastin për një bisedë në telefon, por herën e ardhshme prit që të jetë ai që të të telefonojë. Pa u bezdisur kontrollojeni telefonin çdo pesë minuta.

  • Pritjet 

Gjatë pushimeve raportet e dashurisë janë të udhëhequra nga instinkti natyror dhe nga kurioziteti, po kur kthehesh në shtëpi realiteti mund të jetë një stol i vështirë testimi. Mbaji në kontroll pritjet dhe dëshirat tepër ambicioze: rimendoje verën me gëzim, projekto vjeshtën dhe përqendrohu tek mundësitë e pafundme të së tashmes. Me atë, por edhe pa atë.

  • Sporti

Shtatori është një moment shumë i mirë për t’u marrë me sport, edhe në ajër të hapur: zgjidh një disiplinë që të argëton dhe të apasionon dhe rezervoji një hapësirë (idealja është nga një orë, tre herë në javë, por mirë është edhe në weekend). Do të merrni plot endorfinë, do të kesh humor më të mirë dhe do të takosh miq të rinj, pa u lënë shumë hapësirë dashurive të largëta.

*përkthyer nga www.iodonna.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: