Zjarret në Athinë, njoftimi i Ambasadës për shqiptarët që humbën pasaportën ose ID

Zjarret në Athinë, njoftimi i Ambasadës për shqiptarët që humbën pasaportën ose ID
Ambasada e Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë shqiptarët që kanë humbur mjetet e identitetit si pasaporta apo kartat gjatë zjarrit të rënë më 23 korrik në Atikën Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga kjo ambasadë.

 Njoftimi: 

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjëherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentet në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.

Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. të tel. 210-6876215.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: