Zaganjori kaloi vettingun, ONM kërkon apelim për vendimin

Zaganjori kaloi vettingun, ONM kërkon apelim për vendimin
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që rikonfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Edhe pas disa kontradiktave me pasurinë, provat e Zaganjorit duket se bindën KPK për të rikonfirmuar gjyqtarin përmes procesit të Vettingut.

Por nga ana tjetër ONM nuk është bindur dhe kështu vëzhguesit ndërkombëtar kanë kërkuar që çështja të apelohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i ONM i është dorëzuar Komisionerëve Publikë të cilët kanë tagrin ligjor për të hedhur një hap të tillë.

Kujtojmë se më herët edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kaloi vettingun, por ishte ONM ajo që rekomandoi apelimin e vendimit, rekomandim i cili u përmbush nga Komisionerët Publikë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: