Vijon përplasja, Trump reagon ndaj Erdogan: Sapo dyfishova tarifën për çelikun dhe aluminin

Vijon përplasja, Trump reagon ndaj Erdogan: Sapo dyfishova tarifën për çelikun dhe aluminin
Pas deklaratës pak minuta më parë nga Presidenti turk Erdogan i cili i bënte thirrje qytetarëve të këmbejnë valutën e huaj (euro, dollarë dhe arin) në lira i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidenti amerikan Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se sapo ka autorizuar dyfishimin e tarifës së çelikut dhe aluminit turk.

"Sapo kam autorizuar dyfishimin e tarifës për çelikun dhe aluminin turk pasi monedha e tyre, Lira Turke, rrëshqit shpejt poshtë kundrejt dollarit tonë shumë të fortë! Alumini tani do të jetë 20% dhe çeliku 50%. Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë!" shkruan Trump në një postim në tëitter.

Ndërkohë sot Erdogan në një fjalim në provincën verilindore Bayburt u shpreh: Kushdo që ka dollarë, euro ose ar nën jastëk, të shkojë në bankë dhe t'i këmbejë ato në lira".

Presidenti turk i quajti hapat e tillë si pjesë e "përpjekjes kombëtare", duke thënë se "Kjo do të jetë përgjigja e popullit tim për ata që shpallin luftë ekonomike kundër nesh".

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: