VIDEO/ Rosat dërgohen “me mision” në mes të vreshtit, fermeri tregon punën që bëjnë shpendët

VIDEO/ Rosat dërgohen “me mision” në mes të vreshtit, fermeri tregon punën që bëjnë shpendët
Një fermer në Afrikën e Jugut lëshon përditë rreth një mijë rosa në aksion në vreshtin e tij. Arsyeja është shumë praktike.

Rosat hanë gjithë kërmijtë që u ngjiten hardhive dhe dëmtojnë prodhimin.

“Para se të mbaja rosat, ne përdornim një pesticid. Por, prej 9 vjetësh nuk kemi nevojë për kimikate: Rosat i hanë të gjithë kërmijtë dhe insekte të tjera”, thotë Marlize Jacobs, tregtar vere dhe hortikulture.

Rosat janë përdorur prej shekujsh në Azi për mbrojtjen e bimëve kundër dëmtuesve. Ato qëndrojnë në këmbë si pinguinë dhe përshtaten mes rreshtave të hardhive.

Rosat drejtohen në “punë” nga një grahës dhe janë në gjendje të ‘pastrojnë’ nga gjysmë deri në një hektar në ditë.

Rezultati: Cilësi më e lartë e rrushit dhe e verës, e cila ja vlen pavarësisht kostos më të lartë për mbajtjen e shpendëve. /a.a/ Albanian Free Press Online/