VDES EDHE 29-VJEÇARI/ Gruaja përplaset me makinë me kalimtarët, vritet vajza 6-vjeçare, plagoset nëna dhe motra

VDES EDHE 29-VJEÇARI/ Gruaja përplaset me makinë me kalimtarët, vritet vajza 6-vjeçare, plagoset nëna dhe motra
Një grua ka humbur kontrollin e mjetit në rrugë dhe është përplasur me njerëzit.

Dy persona kanë mbetur të vdekur në aksidentin e rëndë, ndërsa janë të plagosur edhe dy të tjerë.

Policia tha se Rozina Koleci ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Fillimisht automjeti është përplasur me 29-vjeçarin Ramazan Isha, i cili po udhëtonte me biçikletë. I riu ka ndërruar jetë.

Më pas automjeti ka goditur një nënë dhe dy vajzat e saj.

Valbona Ndreu, 29 vjeç, është plagosur nga përplasja, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka ndërruar jetë vajza e saj 6-vjeçare, E. Ndreu.

Makina ka përplasur edhe vajzën tjetër të familjes Ndreu me iniciale E.N., e cila ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia tha se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit.

Drejtuesja e mjetit, Rozina Koleci, është ndaluar nga policia.

Një grup i posaçëm hetimor ka shkuar në vendin e aksidentit për të mbledhur provat dhe për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: