Ushqimet ekstra për thonj të shëndetshëm

Ushqimet ekstra për thonj të shëndetshëm

Thonjtë ndikohen nga një sërë faktorësh, por dieta është ajo më kryesorja.

Struktura e thoit përbëhet nga një proteinë e quajtur keratin dhe nga një kombinim mineralesh përfshirë kalciumin, sulfurin, potasiumin, seleniumin dhe elemente të tjera.

Thonjtë e fortë dhe të shëndetshëm janë në varësi të përthithjes së këtyre mineraleve.

Nëse dëshironi të tregoni një kujdes maksimal ndaj thonjve, atëherë mos harroni që në dietën tuaj të përfshini proteina.

Shumë efektive është spirulina, mikro algë nga deti, si burim i mirë i proteinës së tretshme.

Tretshmëria e proteinës së saj është 85% krahasuar me vetëm 20% të mishit. Ajo përmban gjithashtu një kombinim të mineraleve, beta-karotinë dhe acide esenciale yndyrore.

Plotësojeni dietën tuaj me qumësht blete, që është i pasur me vitamina B dhe acide esenciale yndyrore. Mund të merrni edhe zink shtesë sidomos nëse te thonjtë keni pika apo njolla të bardha.

Silici, një mineral që rrit përthithjen e kalciumit është esencial.

Vaji i lulediellit është një burim i pasur me acid gama linoleik dhe kelpi, janë të hatashëm.

Së fundmi, ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit të thonjve dhe mëlçisë. Nëse gjaku i mëlçisë është i shëndetshëm, thonjtë do të jenë të fortë.

Thonjtë janë dhe pasqyrimi i mëlçisë suaj. Nëse thonjtë janë të dobët apo tregojnë shenja anormale mund të ndodhë që ky organ jetik ka ndonjë problem.

Për ta forcuar mëlçinë nisni një dietë me pak yndyrna, shmangni alkoolin dhe  pini lëngje të freskëta që ndihmojnë për pastrimin e mëlçisë, si aloe vera dhe hani kastravecë, panxhar, karota, mollë, shpargull, borzilok, gjethe dafine, piper, rrepë, kopër, hudhër, bizele, fasule të kuqe, sojë, limon, spinaq, qepë, lakër, rozmarinë, kumbulla.

Pra tani do ta keni më të lehtë të keni flokë të shëndetshëm, të shndritshëm dhe thonj të fortë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: