Tre maska për lëkurë të thatë

Tre maska për lëkurë të thatë
Maskë më avokado dhe mjaltë:

Për të bërë këtë maskë ju duhen një avokado e pjekur mirë dhe një lugë mjaltë. Me anë të një luge hiqni tulin e pjekur të avokados dhe bashkojeni me mjaltin. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe mbajeni fytyrën të hidratuar me vaj esencial sipas dëshirës.

Maskë me mjaltë, kanellë dhe sheqer kaf:

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe do i japë fytyrës suaj shumë shkëlqim dhe gjallëri.

Merrni një lugë gjelle sheqer kaf që duhet ta kaloni më para në blender. Përziejeni me një lugë çaji kanellë dhe një lugë gjellë mjaltë. Bashkojini këta përbërës dh pastën e përftuar vendoseni në fytyrë.

Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Fytyra juaj do të duket si ajo e një bebeje.

Maskë me çokollatë të zezë:

Të gjithë e duam çokollatën por  kësaj here nuk duhet ta hani, por ta përdorni në fytyrë. Për këtë maskë ju duhen :

1 çokollatë e zezë mesatare,

1 filxhan kafeje me qumësht

3 lugë gjelle kripë e jonizuar

Bashkoni fillimisht qumështin me kripën dhe përziejini derisa kjo e fundit të shkrihet. Çokollatën e zezë ndajeni në kubikë dhe kalojeni në banjo mari. Pasi ta hiqni nga zjarri shtojini qumështin me kripë dhe lëreni që të ftohet. Vëreni maskën në fytyrë dhe mbajeni 1 orë. Rezultati do jetë i shkëlqyer.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: