Temperaturat e larta, në Tiranë rritet fluksi i Urgjencave

Temperaturat e larta, në Tiranë rritet fluksi i Urgjencave
Ashtu siç edhe u parashikua kjo javë rezultoi si një nga më të nxehtat me temperatura që arritën kulmin sot deri në 40 gradë celsius.

Megjithëse një pjesë e kryeqytetasve është zhvendosur në bregdet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, është rritur.

“Mbipopullimi nga turistët dhe problemet në qarkullim, kanë bërë që vetëm në Tiranë të vijnë 80 thirrje në ditë, nga 15 që kanë qenë”, u shpreh shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skënder Brataj.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, i cili ka shoqëruar pothuajse çdo helikopter që është ngritur drejt jugut, u kërkon pushuesve të bëjnë kujdes me hedhjet në det si dhe të mos futen menjëherë në det, pasi kanë qëndruar me orë të tëra në diell.

I nxehti përvëlues do të na shoqërojë edhe për disa ditë ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes, sidomos ata me probleme kardiake, por jo më pak amvisat me ushqimet që u servirin anëtarëve të familjes apo ata që konsumojnë ushqime në restorante.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: