Televizioni më i madh kinez reportazh për Shqipërinë: Bunk' Art, atraksioni më i pëlqyer

Televizioni më i madh kinez reportazh për Shqipërinë: Bunk' Art, atraksioni më i pëlqyer
Një ndër kanalet televizive më të rëndësishëm në Kinë, CGTN, i ka dedikuar një reportazh Shqipërisë për turizmin teksa në qendër vihet Bunk Art si një nga atraksionet më të preferuara nga turistët kinez.

"Shqipëria po përpiqet të përfitojë nëpërmjet trashëgimisë së saj kulturore dhe kuzhinës për të tërhequr turistë. Nën rrugët e Tiranës, në qendër të qytetit është një labirint i bunkerëve nëntokësorë që tani është e hapur për turistët",thekson televizioni kinez.

Në intervistën e tij, ministri i turizmit Blendi Klosi shprehet se po punohet për të  krijuar një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovojmë agroturizmin më shumë se çdo gjë tjetër në vendin tonë.

Televizioni më i ndjekur në Kinë thekson se Shqipëria është krenare për traditën e kulinarisë duke sjellë shembullin përmes gatimeve vendase.

Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave për turistët nga Kina për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018, dhe sipas ministrisë së tubimit kjo ka sjell që Numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë të rritet krahasuar me një vit më parë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: