Të shtëna me armë në Vlorë, pas konfliktit autori qëllon me pistoletë drejt makinës

Të shtëna me armë në Vlorë, pas konfliktit autori qëllon me pistoletë drejt makinës
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pranë universitetit, tek një ushqimore në lagjen "Pavarësia 3".

Sipas dyshimeve të para, raportohet se pas një konflikti për motive të dobta, autori kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar autorin e ngjarjes, 58-vjeçari me iniciale L.P dhe po punohet për arrestimin e tij ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

Vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: