"Tap" me birra dy shqiptarët nisin sherrin në lokal, arrestohen

"Tap" me birra dy shqiptarët nisin sherrin në lokal, arrestohen
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pas një sherri të ndodhur në një bar.

Pasi kishin konsumuar ushqime dhe birra në Piazza Cavour në Terlizzi, gjatë momentit së pagesë dy shqiptarët kanë kërkuar akoma për të pirë. Më pas shqiptarët goditën me grushta dhe kërcënuan me thikë pronarin.

Baristi ishte detyruar t'i shërbente pije të tjera shqiptarëve, të cilët kanë hedhur shishet boshe në drejtim të banakut. Edhe gjatë momentit të mbërritjes së karabinierëve shqiptarët vijuan të godisnin duke dëmtuar edhe një makinë.

Dy shtetasit shqiptarë banonin në qytetin e Barit, ku edhe janë arrestuar për dhunë, rezistencë, dëmtim të rëndë dhe zhvatje.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: