SUPEROPERACIONI NË ITALI/ Kapet sasia-rekord e kanabisit, 200 milionë euro në anije

SUPEROPERACIONI NË ITALI/ Kapet sasia-rekord e kanabisit, 200 milionë euro në anije
Një sasi shumë e madhe lënde narkotike është kapur gjatë një operacioni të madh policor në brigjet e Palermos në Itali.

Nga raportet e para, mësohet se bëhet fjalë për rreth 20 tonë kanabis të zbuluara në anijen “Remus” të regjistruar në Panama.

Gjatë aksionit antidrogë, janë arrestuar 11 persona, të gjithë qytetarë të Malit të Zi.

Superoperacioni është realizuar në koordinim ndërmjet Guardia di Finanzia, DEA-s amerikane dhe Rojës Bregdetare.

Autoritetet kanë thënë për mediat italiane se bëhet fjalë për një sasi-rekord të kapur në Itali dhe se vlera e shitjes në tregun e pakicës të drogës së sekuestruar do të arrinte në 150-200 milionë euro.

Në bordin e anijes u gjet edhe një sasi e madhe nafte që dyshohet se ishte kondrabandë.

Anija u dërgua në një port në Palermo.

Dyshimet për anijen lindën kur “Remus” fiku sistemin e identifikimit satelitor AIS në brigjet e Afrikës së Veriut, për të mos lejuar autoritetet detare të identifikonin vendndodhjen e saj dhe itinerarin që po ndiqte. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Guardia di Finanzia

Shpërndajeni me miqtë tuaj: