Studimi i fundit: Çdo lloj alkooli, edhe vera e dëmshme për shëndetin

Studimi i fundit: Çdo lloj alkooli, edhe vera e dëmshme për shëndetin
Alkooli njihet gjerësisht se i shkakton dëm shëndetit. Sipas një studimi më të fundit në rang global, edhe gota e verës që konsiderohej e mirë për organizimin, nuk është në fakt e shëndetshme.

Hulumtimi i Lancet, thotë se çdo lloj alkooli rrezikon shëndetin, rrit mundësitë për sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Studimi i ka shikuar në disa nivele të alkoolit dhe efektet e tyre shëndetësore në 195 shtete përfshirë Britaninë e Madhe, mes viteve 1990 dhe 2016.

Duke analizuar të dhënat prej 15 deri 95 vjet, studiuesit kanë krahasuar konsumuesit dhe vdekjet e atyre që kanë pirë dhe atyre që nuk kanë pirë alkool.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se në 100,000 persona që nuk konsumonin alkool, vetëm 914 kishin pasur probleme shëndetësore. Edhe në këto raste problemet mund të kenë qenë të lidhura me alkoolin e konsumuar në forma të ndryshme, qoftë përmes ushqimeve.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: