Sonila Meço tregon dilemën e vajzës së saj...për Dardhën dhe me gjithë dardhat

Sonila Meço tregon dilemën e vajzës së saj...për Dardhën dhe me gjithë dardhat
Sonila Meço, gazetarja e njohur, ka zgjedhur zonën e njohur turistike të Dardhës në Korçë, për të kaluar disa ditë pushimesh. Ajo ka pozuar bashkë me vajzën e saj dhe të ëmën, e cila jeton në këtë zonë, duke postuar një foto në Instagram, ku edhe shkruan dilemën e vajzës së saj:

“Vijon dilema e Amarisit: si t’i kem në Tiranë bashkë edhe mamin edhe nënolin edhe shtëpinë e Dardhës me gjithë Dardhë e me gjithë dardhat.”

Dardha karakterizohet nga një klimë e ftohtë edhe në verë, ndaj edhe Sonila Meço në këtë i është dashur të vishet gjatë ditëve të nxehta, si në ditë dimri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: