Si po ndikon Instagrami, për të fituar miliona me vetëm një foto!

Si po ndikon Instagrami, për të fituar miliona me vetëm një foto!
Dikush që numëron 100,000 ndjekës në Instagram mund të fitojë rreth 2,500 euro për një foto, ndërkohë që njerëzit e famshëm me 4 deri 20 milionë ndjekës marrin deri në 20 mijë euro për çdo foto që publikojnë. Ylli i futbollit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo, me mbi 100 milionë ndjekës në Instagram përfiton me qindra mijëra euro, për çdo foto.

Mjafton që njerëzit e famshëm të veshin markat e tyre gjatë fotos që publikojnë në Instagram.

Mesazhet sociale me fotot e Selena Gomez për 132 milionë ndjekësit e saj kapin vlerën e 550,000 dollarëve secila.  Instagrami është një komunitet me 800 milionë njerëz në gjithë botën që po përqafohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë e biznesit, për të reklamuar produktet e tyre.

Më së shumti përfitojnë ata që në fakt fitojnë shumë para nga profesioni i tyre, pasi njëkohësisht kanë edhe më shumë ndjekës në rrjetet sociale, sikurse vlerësohen edhe për influencën te publiku. Por megjithatë, ka edhe njerëz të tjerë të cilëve rrjetet sociale u sigurojnë miliona.

Prestigjiozja “Financial Times” i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni ku analizon impaktin e jashtëzakonshëm që po merr rrjeti social “Instagram” mbi botën e biznesit.

Në aeroportin ndërkombëtar të Moskës, në fillim të vitit 2017, duke pritur të fluturonte për në Paris, Olivier Billon vuri në dukje një dyzet-dytësor pranë tij, që mbante një orë të shtrenjtë Panerai dhe e pyeti se si u njoh me këtë markë. Përgjigjja e befasoi atë: Instagrami. Por gjithashtu e mbushi me krenari: Billon është një pionier i marketingut, ku marka të ndryshme e angazhojnë ata me miliona ndjekës të medieve sociale, për të promovuar mallrat e tyre.

Billon, i sapodalë nga elita e shkencave të universitetit francez, ka punuar në fushatat e hershme të për kompaninë kozmetike L'Oréal dhe më pas përmes konsulencës së tij Ykone, e themeluar në vitin 2009, kur ishte 24 vjeç. Ai hapi kompaninë e tij si ndërmjetësues mbi reklamat në rrjetet sociale dhe sot kompania e tij vlerësohet në 1 miliard euro. Klientët e tij të parë ishin L'Oréal Professionnel, Chanel Couture dhe Dior Couture.

Jean-Claude Biver, shefi ekzekutiv i TAG Heuer, dhe kreu i konglomeratit luksoz LVMH vë në dukje se, falë partneriteteve të kohëve të fundit me ambasadorë si futbollisti Cristiano Ronaldo dhe modelja Bella Hadid, të cilët kanë përkatësisht 118 milionë dhe 16.5 milion ndjekës në Instagram, se produktet e tyre kanë pasur suksesin e  duhur në treg.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: