Shtohet numri i aksidenteve prej femrave në timon, Rrugorja: Në një javë u kapën 8 drejtuese

Shtohet numri i aksidenteve prej femrave në timon, Rrugorja: Në një javë u kapën 8 drejtuese
Policia Rrugore ka raportuar se është rritur numri i aksidenteve si pasojë e drejtuesve femra në timon.

Kreu i Policisë Rrugore, Mithat Tola, tha se vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale.

“Sa më sipër kërkojmë të rritet kujdesi nga kjo kategori drejtuesish mjeti gjatë drejtimit të mjetit, për të evituar shkeljet dhe për të parandaluar në maksimum aksidentet me pasojë jetën e tyre dhe të shtetasve të tjerë.

Mospërdorimi mundësisht edhe i duhanit gjatë drejtimit të mjeteve, mos mbajtja e kafshëve shtëpiake në kabinat e autoveturave të tyre pa i siguruar, do të lehtësonte manovrueshmërinë më të mirë gjatë drejtimit të mjeteve dhe do të evitonte përfshirjen në aksidente" shprehet Tola.

Policia Rrugore evidenton:

  1.       Tejkalimi i normave të shpejtësisë së mjeteve brenda qendrave të banuara është një nga shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit dhe premisë për tu përfshirë në aksidente rrugore;
  2.       Përdorimi i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij;
  3.       Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh. I kujtojmë drejtuesve të mjeteve, se drejtuesit e biçikletave dhe të çiklomotorëve nuk janë të mbrojtur nga “karkasa” metalike, sikundër mjetet, mjafton një pakujdesi e dyanshme dhe pasojat mund të jenë të rënda.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: