Shtatori “troket” me një buxhet të ri, qeveria ndryshon sërish shpërndarjen e fondeve

Shtatori “troket” me një buxhet të ri, qeveria ndryshon sërish shpërndarjen e fondeve
Pjesa e mbetur e këtij viti, duke nisur që nga muaji shtator, do të kalohet me një përllogaritje të re të parave që kanë mbetur tashmë që nga fillimviti prej buxhetit të shtetit.

Dhe kjo, falë një akti normativ të ri, që qeveria ka miratuar së fundmi, e që pritet të zyrtarizohet nga Kuvendi vetëm gjatë muajit shtator.

Duke bërë kështu që si në çdo fundviti, të ketë ndryshime nga fondet që janë përcaktuar që një vit më parë.

E kjo ndodh kryesisht për shkak të shkallës së realizimit të investimeve, apo edhe përdorimit të fondeve.

Në këtë akt normativ, qeveria miratoi një fond shpërblimesh për shtresën e pensionistëve, prej 3 miliardë lekësh.

Kështu, veç fondit për pensionistët, ndryshimi i dytë më i rëndësishëm i buxhetit është ai që rishpërndan paratë për investimet publike, ku qeveria heq prej tyre 20 milionë dollarë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: