Shqipëria do të investojë 2 miliardë euro në sektorin e energjisë, ja skenarët e qeverisë

Shqipëria do të investojë 2 miliardë euro në sektorin e energjisë, ja skenarët e qeverisë
Në dekadën e ardhshme Shqipëria pritet të investojë rreth 2 miliardë euro në sektorin e energjisë, para të cilat do të jepen nga buxheti i shtetit.

Referuar strategjisë së energjisë e miratuar nga qeveria, ky është njëri prej skenarëve, ndërsa tjetri ka një kosto investimesh që deri në 2030-ën llogaritet në mbi 2,5 miliardë euro.

Në të dy skenarët, pjesa më e madhe e parave, rreth ¾-tat do të shkojnë për prodhimin e energjisë elektrike, kurse shpërndarja dhe transmetimi do të kenë një mbështetje më të vogël.

Ndërkohë investimet në të gjithë sektorin e energjisë, ku futen dhe hidrokarburet, shkojnë në rreth 5,5 miliardë euro, shkruan TCH.

Por ndryshe nga energjia elektrike, për naftën dhe gazin natyror, investimet do të jenë private.

Sipas strategjisë Shqipëria deri në 2030-ën duhet të kursejë 15% të energjisë që përdor. Ulja e gazrave serrë është parashikuar me 11,5%, ndërsa përdorimi i gazit natyror duhet të kapë 20% në totalin e burimeve të energjisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: